Donald Veshaj surprizoi mbrëmjen e sotme gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, ku dhe hodhi një hap tjetër në lidhjen e tij me Bora Zemanin.
“Do të doja ta kalonim jetën bashkë. A do të martohesh me mua?”, u shpreh Donaldi teksa ishte i ulur në gjunjë.
Pjesë e propozimit të veçantë ishte edhe djali i moderatores, Arbori, i cili po ndiqte deklaratën e Donaldit i përqafuar me nënën e tij.
I gjithë momenti ishte emocionues për të tre ata, ndërsa salla u “pushtua” nga brohorimat e të ftuarve.
Premiera e filmit “5 herë jo” po mbahet mbrëmjen e sotme në Cineplexx, TEG dhe nga nesër do të jetë në çdo kinema.
Kjo është premiera e filmit të parë të realizuar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj me regjisor Erion Bubullimën.