Pasi refuzoi tre herë të paraqitet para oficerëve gjyqësorë ashtu siç e udhëroi Gjykata e Posaçme, SPAK merr hapin tjetër.
Përmes një kërkese që mban datën 12 dhjetor 2023 dhe firmën e kreut të SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorëve të dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai i kërkohet Kuvendit autorizimin për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.
Mirëpo nuk ka vonuar edhe përgjigja e Kuvendit. Burime nga ky institucion konfirmojnëse më datë 18 dhjetor, në orën 12:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.
“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”- thuhet në reagim.
/a.r