Marsid Gupi në Dritare Tv deklaroi se nëse Sali Berisha burgoset me urdhër të SPAK, në krye të Rithemelimit do të vijë vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi Berisha.
“Berishës i nevojitet të sulmohet, që ta konsiderojë veten si të sulmuar politikisht. Nëse e bën për veten ose për një pasues politik, ngelet për t’u parë. Në politikë, një parti ose aleancë ka gjithmonë nevojë për një narrativë, që të përcjellë mesazh politik. Deri tani Berisha ka krijuar biografi politike, edhe pse nuk ka asnjë parti ligjërisht.
Berisha deri më tani ka arritur të artikulojë, të shkuarën politike. Por jo se çfarë projekti polik ka për këtë vend, ose qëndrimet në lidhje me identitetin kombëtar, është i shpallur non grata. E gjithë kjo situatë, proceset, është se po bën gati një pasues të tij, që në daljet e fundit, lë të kuptohet se është vajza e tij.
Madje ka deklaruar se nuk mban përgjegjësi me atë që ndodh tek Rithemelimi, nëse ai largohet. Argita do jetë më e legjitimuar në politikë, po të thotë se ka një mision politik, edhe pse babai i saj është shpallur non grata. Kjo narrativë i shërben krahut të Berishës, Argitës”, tha Gupi. Me sa duket shuhen shpresat e Gazment Bardhit per te perfituar dhe marre ne dore ‘frenat’ e drejtimit te Foltores, sapo Berisha te ‘preke’ qeline./m.j