Kryetari i Shoqatës së Tur-operatorëve, Besnik Vathi i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” foli për sezonin turistik dimëror, sfidat dhe nëse do të jetë gati vendi për të pritur turistët në të ardhmen në këtë periudhë të vitit.
“Edhe këtë vit ashtu si dhe në vitet e tjera, shqiptarët zgjedhin që pushimet dimërore t’i bëjnë jashtë vendit, duke filluar me Strugën, me Ulqinin, Budvën, apo duke kaluar më poshtë në Selanik, Korfuz, Sofje, Dubrovnik në Kroaci, apo duke zgjedhur rrugën ajrore drejt Stambollit, Vienës, Parisit, Budapesti, madje edhe drejt Dubait.
Pra, lëvizjet dhe destinacionet të cilët shqiptarët kanë vendosur të kalojnë festat e fundvitit janë të shumta. Madje me mundësitë më të mëdha që ka tashmë përmes dy kompanive të njohura të fluturimeve, dhe besoj se këto mundësi kanë bërë që të ketë dhe lëvizje më të shumta të qytetarëve shqiptarë drejt vendeve jashtë shtetit tonë.
Ne duhet të themi së pari që Shqipëria nuk ka një turizëm dimëror të zhvilluar dhe të jetë një opsion për tërheqjen e turistëve të huaj drejt Shqipërië.