Një nga dy personat që kreu sulmin me bombë në qendër të kryeqytetit të Turqisë ishte grua. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ajo ka qenë studente në Universitetin Balikesir dhe quhet Bahadir Demirçeviren. Ajo është dhe personazhi në foto. Demirçeviren studionte për Turizëm dhe Menaxhim të Mikpritjes në Universitetin Balikesir. Ajo ishte larguar nga Balıkesir në vitin 2013 dhe ishte anëtarësuar në partinë kurde PKK. Vetëm pak minuta më parë ushtria turke filloi sulmet ajrore ndaj PKK-së si kundërpërgjigje ndaj sulmit me bombë në Ankara.