Në Serie A u luajtën dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, Empoli-Lecce e Cagliari-Sassuolo, ku pjesë e këtyre ekipeve janë plotë 7 shqiptarë, ku 5 prej tyre kanë luajtur.
Ndeshja e parë mes Empolit dhe Lecce-s u mbyll në barazim 1-1. Te vendasit ishin në formacion Ismajli dhe Berisha, ndërsa në fundin e pjesës së parë u aktivizua edhe Shpendi. Ndërkohë, për skuadrën e Lecce-s u aktivizua Ramadani në formacion, ndërsa në stol qëndruan Berisha dhe Dermaku. Banda ndëshkoi fillimisht Berishën, i cili pësoi gol nga një distancë e largët.
Në ndeshjen tjetër, Cagliari fitoi 2-1, ku Bajrami u aktivizua në pjesën e dytë dhe arriti madje edhe të shënonte, por goli i tij u anulua nga VAR-i.
/f.s