Ai është një nga emrat që përfaqëson denjësisht muzikën klasike, një ndër artistët më fin në historinë e artit në Shqipëri. Maestro Zhani Ciko erdhi në një rrëfim ndryshe për moderatoren Çenkuela Hasa në News24.
Ai zbuloi se këtë vit kishte festuar 40 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Rudina.
“Ne u njohëm natyrshëm, dhe e kuptuam pas një miqësie të gjatë që kishte diçka më shumë. Vitet kaluan, kauzat tona na lidhën dhe më shumë, kënaqësitë. Këtë vit ne kishim një përvjetor shumë të rëndësishëm dhe Rudina tha që do shkojmë diku dhe këtë e kishte lidhur me përvjetorin e martesës, 40 vite martuar, dhe unë meqënëse kam dhe diferencë në moshë i thashë “sa shpejt qenkam martuar”.
Në kuptimin në jetë duhet të motivohesh, ajo ka faza të caktuara dhe duhet ta kesh mendjen te bashkëshortja jo vetëm për probleme utilitare apo shëndetin por edhe të gjesh këtë kauzën e përbashkë”- tha meastro Zhani Ciko./m.j