Mirlind Daku shënoi golin e katërt këtë të dielë në Rusi. Për javën e 18-të në Premier Ligën ruse të futbollit, Rubin Kazani po fiton 0-1 në udhëtim kundër Baltika.
Dueli u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutave lojë nga sulmuesi i Kombëtares. Daku mori një pasim të gjatë nga Vujacic prej mbrojtjes dhe me një prekje të lehtë nxori jashtë loje kundërshtarin.
Përballë portierit Dzhanaev, sulmuesi kuqezi nuk e pati të vështirë dhe të majtë e ndali sferën në rrjetë për golin e katërt sezonal./m.j