Disa muaj pasi u arrestua në doganën e kapshticës, shtetasi Domart Konjari, i njohur si mik i afërt i të ndjerit Franc Konomi u lirua nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Masa e arrestit me burh u ndryshua në “detyrim paraqitje” për personin që akuzohet për disa vepra penale në shtetin francez.
Ai u arrestua në 6 nëntor të vitit të shkuar në tentativë për të kaluar në shtetin grek nëpërmjet një pasaporte të falsifikuar.
Në muajin shkurt atij i’u rrëzua kërkesa për liri, dhe pasi i’u drejtua Apelit të Krimeve të Rënda, konjari mundi të lërë qelinë.
Nuk dihen ende motivet e lirimit të anëtarit të bëndës së Franc Konomit, ndaj të cilit ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet franceze.