Gjirokastër – Një person nga Bangladeshi është arrestuar nga policia pasi kishte tentuar të kalojë ilegalisht, kundrejt pagesës, nga Shqipëria drejt Greqisë, 4 emigrantë.
38-vjeçari nga Bangladeshi është identifikuar me inicialet M.T. dhe jeton në Kamëz.
Raportohet se 38-vjeçari kishte strehuar 4 emigrantët një natë më parë në një hotel në Tiranë.
“Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, u vu në pranga shtetasi:
M. T., 38 vjeç, nga Bangladeshi, banues në Kamëz.
Ky shtetas ka tentuar të ndihmojë 4 emigrantë që i kishte strehuar në një hotel në Tiranë duke i krijuar kushte per transportin që të kalonin ilegalisht kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ai është larguar, por është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga pas veprimeve hetimore dhe operacionale të Policisë”,- njofton policia.
Blutë raportojnë se kanë sekuestruar gjithashtu 1 celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
/a.d