Një banesë në Fier është djegur plotësisht nga zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe dhe paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit në banesën e një 71-vjeçari ka qenë soba e druve.
Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:00 në fshatin Frakull e Madhe, në banesën e shtetasit I. M., 71 vjeç, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë aksidental nga soba e drurëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./m.j