Gëzim Çela, i cili njihet si baroni i Fushë-Kuqes, është arrestuar në Kosovë.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal.
Ja si ka ndryshuar pamjen Gëzim Çela për t’i shpëtuar policisë.
Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit Flakë në det ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.
Çela, i njohur ndryshe si baroni i drogës, ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge./m.j