Një bombol gazi rrezikoi të shpërthente sot në qytetin e Vlorës, në një pallat në lagjen Pavarësia. Bombola ishte duke u lidhur nga një person, por menjëherë nisi rrjedhja e gazit e më pas flakët.
Në pamundesi për ta shuar, bombola është nxjerrë në shkallët e pallatit e më pas banorët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.
Fatmirësisht, gazi ka vijuar të digjet pa shpërthyer. Zjarrfikësit e kanë vënë situatën nën kontroll, ndërsa nga mbikëqyrja rezultoi se bombola ishte me defekt dhe e pakolauduar.