Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u prit në një takim nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, Michael McCaul. Basha dhe McCaul diskutuan për situatën në Shqipëri dhe në rajon.
Zoti Basha ka prezantuar dhe nismat e PD-së si, vetting-u i politikanëve, përmes të cilit synohet të pastrohet politika nga politikanët e korruptuar dhe të lidhur krimin, apo fuqizimi i qytetarëve përmes zgjedhjes së drejtpërdrejtë të deputetëve, si dhe krijimi i mundësisë për të votuar, për herë të parë, të diasporës shqiptare.
Vëmendja e shtuar e SHBA-së është garanci për siguri dhe stabilitet, ndërsa është e rëndësishme, që Serbia të mos tolerohet me sjelljet e saj dhe sa më parë Kosova të nisë procedurat e anëtarsimit në NATO.
McCaul theksoi se komisioni dhe Kongresi po i ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon dhe konsideroi si thelbësore, që Shtetet e Bashkuara të forcojnë angazhimin ndërkombëtar me aleatët, të kundërshtojnë politikat agresive të kundërshtarëve dhe të avancojnë interesat e përbashkëta të kombeve, në mbrojtje të stabilitetit dhe demokracisë në mbarë globin.
/f.s
ik more tradhetar njeri i shitur