• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po me Ditën e Verës ç’patën xhanëm?

by Mentor Kikia
14/03/2016 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Dita e Verës nuk është një ditë feste me aheng, disko dhe pub. Ajo është më shumë se një ditë pushimi, për ata që punojnë në shtet. Dikur ajo ishte një ditë feste popullore, ku njerëzit me shumë se hanin, respektonin ca rite, që i jepnin asaj natyrën e një dite të veçantë, që e kishte bërë edhe ti mbijetonte shekujve.

Unë kam lindur e jam rritur në një krahinë, ku këto rite zbatoheshin pa axhendë bashkie dhe ishin vërtet shumë të bukura. Sipas ritit, fëmijët mblidhnin lule dhe në çdo derë shtëpie duhej të vendonim nga një tufë manushaqe ose lule vere. Respektohej riti i vezëve me ngjyrë, ndeshja me vezë, duhej ti dhuronin fqinjit dicka nga darka e natës së 13 Marsit.

Duhej të zgjoheshim herët, që të bëheshim më punëtorë, fëmijët nuk duhej të ziheshin ditën e verës sepse ziheshin tërë verën pastaj, duhej bënim garë kush t’i shkonite fqinjit me herët në shtëpi, që ti merrte nisiativën gjithë verën… Edhe pse nuk njihej zyrtarisht si feste, në Elbasan, ajo e kishte fituar statusin e festës zyrtare dhe shkollat nuk bënin mësim më 14 Mars, por organizonim ekskursione.

Pas 1990, festa u bë më masive, por sërish e ruajti natyrën e saj “konservatore”. Por kur në mes u fut politika, dita e verës u bë si fushatë elektorale. Me vendim qeverie(të Fatos Nanos) festa u bë kombëtare. Që nga ajo kohë, festa më shumë se traditë është panair, takime politike, qoka zyrtare, aktivitete me dhe pa lidhje me ditën e verës, dhe përpjekje të sforcuara të bashkive për të prezantuar “kujdesin e madh për qytetarët”.

Kjo nuk ka ndonjë të keqe, madje do të ishte mirë të organizohej edhe ndonjë paradë, apo shfaqe akrobacie me avionë sportivë. Të bësh festa është gjë e bukur, sepse harron hallet dhe në vendet e varfëra kjo është një manovër e bukur politike. Por këto s’kanë lidhje me Ditën e Verës.
Unë nuk jam nostalgjik për të vjetrën dhe e pranoj metamorfozen e gjerave, por Dita e Verës rezistoi deri sot sepse ishte e tillë, bazohej në ritet dhe traditën popullore, dhe si e tillë ajo po zhbëhet, duke u shndërruar në një festa tallava, me mish, raki, ballakume brumatriçesh dhe politike.

Next Post

Horror/ Bërtasin Allahu Ekbar dhe vrasin 16 persona në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In