Ditën e sotme, seanca plenare pritet të jetë një nga më të rëndësishmet pasi do të miratohet buxheti i vitit 2024 nen për nen.
Por, megjithatë, opozita dhe deputetët e Rithemelimit duket se do të vijojnë me skenarin e tyre për të mos lejuar zhvillimin normal të asnjë seance deri në plotësimin e kërksave të tyre.
Kujtojmë se seanca e ditës së hënë u mbyll pas 17 minuash, pasi demokratët ndezën flakadanë dhe hodhën tymuese duke e bërë të pamundur diskutimin në sallë.
Për këtë incident 6 deputetë janë përjashtuar nga seanca me 10 ditë me kërkeseë të Partisë Socialiste.
Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët e kaosit të krijuar radhën e kaluar, ku sabotuan punën duke ndezur flakadanë e flakë.
Për këto veprime, deputetët Flamur Noka e Albana Vokshi janë paditur edhe në SPAK.
/a.r