Ish Kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Verës, duke mos harruar që në fund të fjalës së tij të lërë dhe një mesazh politik. Berisha shkruan se Dita Verës është simbolike pasi nënkupton mbarimin e dimrit dhe ngricës, një “fund” që ish kryeministri në një farë mënyrë ja uron edhe qeverisë. Prej kohësh tashmë po përflitet për mundësinë e kryerjes së zgjedhjeve të parakohshme.
“Dita e Veres si dita e shpreses se pashuar; Gezuar!!! …duke iu uruar mbare shqiptareve gezuar kete dite, le te zotohemi ne qe kete pranvere do hedhim menjane edhe ngricat qe ka krijuar kjo qeveri e krimineleve dhe kusareve te shtetit dhe vet ate! Gezuar!! Sb”- përfundon Berisha.