Nga Irena Beqiraj
Unë u rrita në një apartament të vogël, 60 m2 . Në të njëjtin apartamet në të cilin po rriten dy fëmijët e vëllait tim. Por ndërsa unë kisha mundësi të ndiqja një shkollë shtetërore e cila më dha të gjitha mundësitë të krijoja aftësitë edhe njohuritë për të qëne sot mbajtëse e titullit më prestigjoz ndërkombëtar edhe të mirë paguar në Financë, dy fëmijët e vëllait tim të cilët ndjekin edhe ata arsim shtetëror, trashëguan apartamentin por jo mundësinë për t’u arsimaur . Këtë e tregojnë rezultatet e testit PISA I cili mat performancën e nxenësve 15 vjecarë në lexim, matematikë dhe shekencë . Krahasuar me vitin 2018, Shqipëria kishte humbur 47 pikë në lexim, 69 pikë në matematikë dhe 41 pikë në shkencë, duke shënuar kështu përkeqësimin më të madh në nivel global . Por c’është më e keqja performanca e një nxënesi shqiptar në testin PISA është sot më e ulët se në vitin 2009.
Për këdo anëtar të partisë socialiste e cila po përgatitet të valvisë flamurët e arritjeve imagjinare në kongresin e afërt , këto rreshta mund të jënë mosmirënjohje e madhe . E në doni të më konsideroni opozitare apo edhe më keq tradhëtare konsideromëni ,por më besoni nuk kam asnjë mundësi tjetër të tregoj trishtimin që më kaplon dhe më zë frymën duke parë Kryeministrin I cili ironikisht ditën kur PISA tregonte që arsimimi edhe edukimi I fëmijëve tanë, po përkeqësohet në mënyrë progressive, harxhoi 1/3 e ditës së punës së tij për tu marrë me unifikimin estetitk të dyqaneve në qytetin e Luigj Gurakuqit, ministrit të parë të arsimit.
Ka disa arsye përse më shqetësojnë rezultatet e testit PISA. Testet PISA janë parshikuesi më mirë afatgjatë, I prosperitetit ekonomik edhe social të një vendi në dekadat e ardhshme.
Hapni sytë dhe shikoni që në këto 30 vite, edhe për më keq në 10 vitet që “do të Rilindnim Shqipërinë” ajo që kemi arritur të bëjmë është që kemi konvertuar me sukses burimet kombëtare në pasuri dhe konsum për një grusht njerzish, duke shkatërruar aftësitë e kaptitalit njërëzor.
Ne mund ta themi me gojën plot që ne me narrativën tonë kemi ndikuar në zhvlerësimin e arsimit. Vlerësimi i arsimit është kusht i domosdoshëm për ndërtimin e një sistemi arsimor të klasit botëror , I cili mundëson më pas një ekonomi të klasit botëror .Se sa një vend e vlërëson arsimin varet edhe nga perceptimi se si arsimi dhe ekspertiza ndikojnë në suksesin e vendit. Edhe pse ekonomia jonë e tranzicionit nuk u mbështet në njohuritë dhe aftësitë e qytetarëve , por në të tjera mjete që nuk dua ti zë në gojë. E pra ne nuk mund të vazhdojmë të ushqejmë iluzionin e përparimit pa arsim. Në këtë vend flitet për digitalizimin e shërbimeve shtetërore , për satelitë, për qendrat e tekonologjisë, ku të rinjtë do të mësojnë gjuhët e programimin edhe kaq mjafton që ta quajnë vetën programues. Ne duam të krijojmë përceptimin se po digitalizohemi dhe do të kemi një vend nderi në botën e Revolucionit Digital, por kjo nuk është e vërtëtë.
E vërteta është se nuk bësh dot programues nëse mëson një apo dy gjuhë programimi . E vërteta është se për tu bërë gati për Revolucionin e Katër Industrial duhet të zgjerojmë rolin e shkencës, teknologjisë, dhe matematikës në kurrikulat shkollore sic po bëjnë sot Belgjika , Spanja, Bullgaria Portugalia dhe Holanda; apo të reduktojnë pabarazitë në aksesin e sistemit cilësor arsimor sic po bëjnë sot Austria, Kroacia, Republika Çeke dhe Rumania. E verteta është se fakulteti I shkencave është në prag të mbylljes për shkak të kërkesave të ulta për të studiuar matematikë, kimi, fizikë. E vrteta është se nëse në 2013 sic drejtësisht vërente lideri ynë “ injoranca ishte ngritur në argument “ sot Injoranca është I vetmi model që promovohet “ . Zhvillimi e ka bazën tek sigurimi edhe shëpëndarja e njohurive dhe përkthimi i tyre në vende pune, rritje ekonomike dhe progres social. Këtë paradigmë nuk e ndryshojmë dot sikur gjthë dyqanet e ndërtesat e Shëqipërisë të unifikohen.
Bibla thotë që Moisiu i udhëhoqi hebrenjtë në një udhëtim të mundimshëm 40-vjeçar nëpër shkretëtirë vetëm për t’i sjellë në (praktikisht) të vetmin vend të Lindjes së Mesme pa naftë. Ndoshta Moisiu e dinte që vendet pa burime natyrore si Finlanda, Singapori Japonia, Izraeli do të zhvilloheshin më shumë për shkak se do të detyroheshin të shfrytëzonin talentin dhe inteligjencën e njerëzve të tyre, duke e vënë theksin tek arsimi dhe edukimi.
Ju mund të më mallkoni mua që kritikoj kryetarin I cili për fatin tonë të keq me dashje estetikën na e ofron si zhvillimin edhe fasadën si brendi. Të gjithë bashkë mund të mallkojmë zotin, I cili ndryshe nga c’bëri me finlandëzët na dha Shpiragun për ta shfrytëzuar, mund ta mallkojë që dha edha një natyrë mahnitëse për ta dhunuar, mund ta mallkojmë për cdo arsye që ushqeu përtacinë tonë edhe iluzionet afatshkurtra të zhvillimit , duke ua hequr kështu mundësinë fëmijëve tanë për tu arsimuar dhe edukuar sic duhet .
Mund të mallkojmë njëri tjetrin, majtas djathtas, brenda e jashtë, por një gjë është e sigurt, të gjithë ne unë, ju, ministret e arsimit, Kryeministri këto 10 vjet kemi marrë pjesë aktive në formimin e gjenerate të pavlefshme pa njohuri dhe aftësi . Rezultatet e fëmijeve tanë tregojnë se ato janë të destinuar të lëngojnë në një ekonomi ku, përparimi teknologjik dështon të përkthehet në rritje të produktivitetit dhe vendi humbet edhe ato pak aftësi për të konkurruar në një ekonomi globale gjithnjë e më të bazuar në dije.
Nuk di cfare do të shkuajnë historianët e zhvillimit për ne, por ku shikoj pamundësine e nipit tim për tu shkolluar krahasuar me mua , megjithëse të dy u rritëm në 60 m2, jam e sigurt që partia e punës e përqesh sot partinë socialiste!