Personaliteti dhe përvoja janë shtytësit kryesorë për shijet dhe destinacionet e udhëtimit.
Shtytësit kryesorë iu nxisin drejt krijimit të tipareve unike dhe identifikuese për të zgjedhur destinacionin tuaj të udhëtimit bazuar në shijen tuaj muzikore.
Me mbylljen e vitit 2023, revista e udhëtimeve “TravelPulse” (travelpulse.com) ju rekomandon disa nga vendet më të mira për të udhëtuar, shkruan në një artikull Noreen Kompanik.
Në një raport të agjencisë së udhëtimeve “Skyscanner” me qendër në Edinburg, Skoci “Travel Trends 2024” (Trendet e Udhëtimit 2024) Shqipëria është renditur mes 13 destinacioneve që mund t’i përshtaten preferencave të udhëtarëve.
Tiranë, Shqipëri
Tirana konsiderohet një “Shapeshifter“, e thënë ndryshe një ‘qënie’ me aftësinë për të ndryshuar formën fizike sipas dëshirës.
Në një moment jeni i dashuruar marrëzisht me një artist. Dhe kështu mund të ndodhë edhe më të tjerë.
Shumica e udhëtarëve nuk e kanë zbuluar ende, por Shqipëria ka qytete historike te mahnitshme për t’u eksploruar dhe një skenë festivalesh në zhvillim.
Vizitorët mund të zhyten në kulturën e gjallë të qytetit, të shëtisin dhe të shijojnë ushqimet lokale në restorantet aty pranë.
Udhëtim vajtje-ardhje për vetëm 345 dollarë.
“Skyscanner” rendit 13 vendet më të bukura në botë për të udhetuar:
Tiranë, Shqipëri
Bidgoshç, Poloni
Osaka, Japoni
Rimini, Itali
Kankun, Meksikë
Nju Jork
Hvar, Kroaci
Los Anxhelos, Kaliforni
Romë, Itali
Antiparos, Greqi
Gjiri i Kotorrit, Mali i Zi
Paris, Francë
Polinezia franceze
/a.r