Këtë të martë është parashikuar që 3 komisione parlamentare të zhvillojnë punimet e tyre.
Konkretisht do të mblidhen Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare.
Të gjitha komisionet do të mbahen “online” për shkak të aksionit të opozitës, e cila është zotuar që të mos lejojë punimet normale në Kuvend.
Opozita ka paralajmëruar se nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e tyre, atëherë aksioni opozitar do të përshkallëzohet.
Mazhoranca, për të shmangur tensionet me opozitën, prej disa javësh i zhvillon komisionet “online”.
/a.r