Këtë të martë, euro shënoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun.
Në pikat e këmbimit valutor, 1 euro u këmbye me 101.3 lekë.
Ky është niveli më i ulët që monedha europiane shënon që prej muajve të verës, kur zbriti në 100.5 lekë.
Banka e Shqipërisë ka shpjeguar se kjo rënie e vazhdueshme e euros në raport me monedhën vendase lidhet me fluksin e investimeve të huaja, të ardhurat në rritje nga bumi turistik dhe nga rritja e eksporteve në total.
Një tjetër faktor që po zhvlerëson euron është shitja e energjisë elektrike nga korporata elektroenergjetike.
Ky dobësim i monedhës së huaj, pas disa javëve stabilizim, vjen edhe për shkak të faktorëve sezonalë, pasi nëntori dhe dhjetori sjellin më shumë emigrantë në shtëpi për festa, duke rritur praninë e euros në treg.
Sa i përket monedhave të tjera, 1 dollar blihet me 93.4 lekë dhe dshitet me 94.5 lekë.
Paundi britanik këmbehet me 117.8 lekë, ndërsa shitet me 119 lekë.
/a.r