Nis nga puna kantieri për formësimin e hyrjes së re të Shkodrës, projekt që do të ndryshojë qytetin.
“Shkodra është i vetmi qytet me një potencial kaq të madh dhe njëkohësisht s’ka hyrje. Domethënë ka hyrje po hyrja është si shteg, sot. Futesh sikur vjen në një shteg. Siç ishte Vlora në fillim, si një xhep fallco, sikur futeshe në një aneks”, nënvizoi Kryeministri Rama.
Kryebashkiaku Beci e cilësoi projektin si të shumëpritur nga qytetarët e Shkodrës.
“Është një nga projektet më të mirëpritura dhe që askush nuk e ka pritur që do ta fillojmë kaq shpejt. Këtu kemi pjesën e projektit pastaj nga ura mund të shikojmë edhe fillimin e kantierit që është pjesa e molit. Kemi një projekt për pjesën e kalasë që zhvillohet në gjithë pjesën e kalasë dhe gjithë pjesën tjetër. Është një projekt i veçantë, rikualifikimi dhe lidhja e gjithë parkut me kalanë dhe tre pika të tjera siç është xhamia e Plumbit dhe Kisha e Zonjës. Këtu do kemi një urë dhe do ketë mundësi që të aksesohet kalaja dhe të treja këto. E gjitha bëhet si pol turistik dhe për fëmijët kemi lodra, mundësi argëtimi. Ky bëhet edhe për tu vizituar edhe ekonomikisht për Shkodrën dhe vlera e pronës do të ndikojë shumë”, u shpreh kreu i bashkisë së Shkodrës.
/f.s