Edhe seanca e sotme parlamentare u dominua nga kaosi dhe tymi pasi opozita nuk iu nda skenarit për të bojkotuar punën e Parlamentit.
Deputeti demokrat Flamur Noka, edhe pse u përjashtua nga seanca me urdhër të kryeparlamentares Nikolla, vijoi skenarin duke u vënë zjarrin disa letrave që ndodheshin mbi tavolina.
Pas kësaj, në Parlament janë mbledhur provat dhe flakadanët si dhe janë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë.
Flakadanët do të dërgohen për ekspertizë për gjurmë AND-je për identifikimin e personave autorë.
Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, për veprat penale të neneve 151 dhe 154 të Kodit Penal.
Referimi në SPAK është bërë për faktin se bëhet fjalë për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe i përfshin Prokuroria e Posaçme.
/a.r