Rithemelimi është i vendosur për kaos në Parlament. Edhe sot siç duket, nuk do të ketë zhvillim normal të seancës plenare.
Teksa Garda ka nisur kontrollet e deputetëve në hyrje të Parlamentit, ka pasur përplasje mes tyre.
Në një video të bërë publike nga kryedemokrati Sali Berisha shihet se deputetët Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi dhe Flamur Noka kanë pasur debate me punonjësit e Gardës. Kjo pasi këta të fundit i penguan të futen në sallën e Kuvendit, me akuzën se mbajnë flakadanë në xhep.
Ky kontroll fizik është kundërshtuar nga grupi i deputetëve të PD, duke e konsideruar “shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit.”
Gazment Bardhi: Ça t’i shohësh ti aty?! (i drejtohet punonjësve të Gardës të cilët tentojnë të kontrollojnë çantën e deputetes Albana Vokshi)
Deputeti Flamur Noka përplaset po ashtu me punonjësit e Gardës duke u kërkuar të hapin derën.
Punonjësi i Gardës e shtyn deputetin duke i thënë: Ke flakadanë në xhep.
Gazment Bardhi: Ku i pe ti mo që ka flakadan? Hape derën tani!
Punonjësi i Gardës: Nuk lejohet!
Gazment Bardhi: Pse s’lejohet?
Flamur Noka-punonjësit të Gardës: Ik mor pirdhu, mos m’u afro!
Gazment Bardhi: Mos e prek me dorë, mos e prek me dorë!
/a.r
Turp per ata qe drejtojne garden per te lejuar ofendine nga Noka me shoje.Kur ishin Toma ,Pjerini dhe Armando keto leora qe pi behen tigri rrishin sus se hashin dru ,kurse sot mazhoranca qe ka zgjedh Rana jane pula.Dhunes nuk i tolerohet