Një plagosje me thikë është raportuar në Tiranë pranë Kodrës së Priftit.
Policia njofton se 57-vjeçari me iniciale S.T. ka plagosur me thikë kunatin e tij, bashkëmoshatarin me iniciale S.H.
Sipas burimeve për gazetaren e Klan News, Glidona Dacin, dy kunetërit kanë qenë duke pirë bashkë alkool dhe sherri ka nisur për motive të dobëta.
I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”, i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
/a.d