Prindërit e Liridona Ademajt, gruas së vrarë në Kosovë nga një person të cilin e pagoi bashkëshorti i saj, kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit të së bijës.
Teksa pohojnë se ky është një vendim mjaft i vështirë dhe që e përjetojnë shumë, ata thonë se duan që e bija të prehet në fshatin Rracaj.
Në kërkesën drejtuar prokurores Besa Limani ata luten gjithashtu për privatësi të plotë gjatë procedurës.
/a.d