Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Maliq Markun, i cili vrau fqinjin e tij Shefqet Hasën pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza, ngjarje kjo e ndodhur 2 ditë më parë në Laknas.
Gjatë seancës, në gjykatë autori ka folur në mënyrë të përçartë, dukë thënë: “Ka një komplot serbo-malazez ndaj meje”.
Ngjarja ndodhi më 30 nëntor, ku Marku vrau Shefqet Hasën si edhe plagosi fqinjin tjetër. Autori u arrestua në banesën e tij dhe iu sekuestrua arma e krimit. Ai prej kohësh kishte pasur debate me banorët e zonës për kanalin e ujërave të zeza.
/a.r