Pas shpërthimit të ndodhur në kryeqytetin e Turqisë, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe të të tjerë u plagosën, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila përmes një komuniukate, ka njoftuar se nga shpërthiminuk ka patur asnjë shqiptar të lënduar.
“Nga shpërthimi në Ankara nuk ka asnjë student shqiptar të lënduar. Komunikuam me atasheun ushtarak në Turqi dhe na komunikoi se studentët shqiptarë janë mirë. Pacientët që po kurohen në Turqi dhe familjarët janë mirë”,- shkruhet ne njoftim.
Ndërkohë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për ngjarjen, duke shprehur ngushëllime për humbjen e të paktën 27 jetëve.