Ashtu siç pritej thelbi i Kuvendit të jashtëzakonshëm të Rithemelimit nuk kishte të bënte me formalitetin e votëbesimit të Sali Berishës si kryetarë, por me situatën e rëndë penale ku ndodhet nga SPAK, ai dhe e gjithë familja e tij.
Në një Kuvend ku nuk u zu në gojë fare humbja katastrofave në zgjedhjet e 14 majit, ku opozita” e Berisha&Meta humbën edhe bastione të së djathtës si Shkodra, Kukësi, Tropoja dhe Kamza, u miratua një rezolutë e krijuar enkas për problemet e familjes Berisha me drejtësinë e re.
Fryma, thelbi i saj ishte një goditje dhe bërje pis e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme të cilat po shqyrtojnë përveç korrupsionit të organizatës korruptive të Edi Ramës por edhe atë të familjes Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Çështja penale dhe personale që ka Berisha me SPAK dhe gjykatën për turp të atyre që kanë ngritur dorën për ta miratuar është futur konkretisht në tekstin e kësaj rezolute, duke e shndërruar kështu Foltore-Rithemelimin përveçse një lëvizje antiamerikane edhe një forcë anti Drejtësisë së re.
Institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura për të qenë të pavarura, po ndjekin një axhendë politike agresive të mazhorancës, duke i shërbyer interesave të saj dhe aspak drejtësisë dhe shtetit ligjor. “Heronjtë e Antikorrupsionit” nuk guxojnë të godasin asnjë zyrtar të lartë socialist pa miratimin e kreut të qeverisë, ndërsa Opozitës i rezervohen metodat staliniste të ngritjes së akuzave dhe fabrikimit të provave të rreme. Goditja nëpërmjet këtyre “akuzave” e liderit të Partisë Demokratike, janë një provë e pakundërshtueshme e kapjes totale të sistemit të drejtësisë nga ana e Edi Ramës dhe qëndrimit armiqësor të tij ndaj opozitës;
Organet e drejtësisë të ngritura për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit në vendin më të korruptuar të Europës, kanë dështuar qëllimisht duke demostruar anshmërinë e tyre politike për të vënë drejtësinë në vend dhe mbrojtur interesin publik./m.j