Një vit më parë Sali Berisha përdori Air Albania, për të treguar se ka forumet e PD-së, edhe pse i mbushi ato me fansa e njerëz pa lidhje me strukturat reale të Partisë Demokratike. Madje u tall me Lulzim Bashën, i cili Kuvendin e mbajti në Pallatin e Kongreseve. Po sot, Berisha bëri të njëjtën gjë, e sado që në televizionet pro tij nuk tregohet, thuajse më shumë se gjysma e sallës është bosh. Pra, jo struktura, po Berisha nuk ka as ndjekës.
Pamjet tregojnë qartë boshatisjen e sallës… por edhe zyrtarisht, në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, PD e vulës deklaronte 4920 delegatë, sot pas dy vitesh zyrtarisht numërohen 1600 delegatë.
Pavarësisht kësaj ai bëri sot deklarata të guximshme për një politikan që numëron kaq pak ndjekës. “Mosbindja civile është betimi ynë. Ky do të jetë aksion opozitar pa kthim”, tha Berisha teksa ftoi për pjesëmarrje në këtë nismë të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.
/f.s