Që Sali Berisha është pa ideale dhe pa parime në politikë, kjo është e vjetër, tashmë.
Që ai i ndryshon ato që thotë në mëngjes me ato që thotë në mbrëmje, pa mbajtur përgjegjësi, edhe kjo nuk çudit më askënd.
Që ai të bën vrasës, peng, të shitur, dhe pastaj të “dekoron” si politikan vizionar, nuk ka nevojë për koment, sepse mjafton të shohësh marrëdhënien e tij të fundit me Gaz Bardhin.
Që Sali Berisha është pengu më i madh i Edi Ramës, kjo u vërtetua në Kullën që mbiu në mes të Tiranës.
Ky shpërblim për Berishën është një deputet anonim i Forca Italia, Alessandro Battilocchio, i cili është dërguar nga Tajani pas bisedës telefonike me Berishën, në një situatë kur ai vetë dhe e gjithë familja gjendet nën hetim intesiv nga SPAK për pasurim të paligjshëm.
Saliu nuk lufton për dinjitet, por në baltën e së përditshmes zhgryet për të arritur të mbijetojë.
Ai e di që nuk fiton, që shpresa nuk ka, por pazare të vogla edhe mund të bëjë.
Sigurisht, në kurriz të opozitës dhe të shqiptarëve./Tema