Qeveria serbe ka njoftuar se ka blerë Direktivën nr.25 të 27 marsit 1941, përmes së cilës Kancelari i Gjermanisë, Adolf Hitler urdhëroi pushtimin e Jugosllavisë dhe të Greqisë.
Nisma është ndërmarrë nga presidenti Alexander Vuçiç pas një kërkese të bërë nga Muzeu i Viktimave të Genocidit dhe ai sipas qeverisë serbe është ndër dokumentet më të rëndësishme të historisë së serbëve dhe barabitet për nga rëndësia me telegramin e datës 28 korrik 1914, përmes të cilit Austro-Hungaria i shpalli luftë Mbretërisë së Serbisë.
Direktiva u hartua në 13 ekzemplarë dhe aty jepen hollësi për sulmet ajrore ndaj Jugosllavisë dhe Greqisë, pas dështimit spektakolar të Italisë në luftën italo-greke.