Të paktën 11 persona janë vrarë në një breshëri të shtënash në një resort në qytetin e Grand-Bassam, në Bregun e Fildishtë.
Autoritetet policore lokale deklaruan se agresorët hapën zjarr ndaj një grupi personash si dhe kanë marrë peng stafin dhe disa persona të tjerë në hotel “Etoile”, ku janë të akomoduar shumë perëndimorë.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 4 nga viktimat janë francezë, ndërkohë që objektiv i sulmit mund të ketë qenë ambasadori amerikan dhe stafi i tij të cilët gjendeshin në këtë hotel.
Oficerët e policisë deklaruan se ishin katër persona të pajisur me armë të tipit automaik, ndërsa dëshmitarët thonë se, para se të fillonin sulmin, agresorët bërtitën “Allahu Akbar”.
Ende nuk është konfirmuar nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist apo jo.