Ministri i Brendshëm, Taulant Balla vizitoi mesditën e kësaj të premteje punonjësin e policisë, që u aksidentua mbrëmjen e së enjtes teksa po kalonte rrugën në vizat e bardha.
Pasi e vizitoi në ambientet e spitalit rajonal, ku i riu po merr mjekimin e nevojshëm, Balla tha se efektivi shumë shpejt do t’i bashkohet trupës së policisë në qytetin bregdetar.
Për këtë rast, Balla tha se “është një sirenë alarmi, për policinë që të rrisë ndëshkueshmërinë ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor”.
Nga Durrësi, ministri i Brendshëm kërkoi ndryshim të Kodit Penal.
“Do të kërkojmë ashpërsimin e masave për shkelësit e qarkulllimit rrugor. Kërkoj ndryshim të Kodit Penal”, tha ai ndër të tjera.
/a.r