Lufta e Inteligjencës ushtarake ukrainase vijon në hije, por duke i goditur rëndë rusët, duke organizuar sulme me raketa Kruz ndaj flotës së Putinit në Detin e Zi, duke dëbuar forcat e Moskës nga platformat e shpimit të naftës dhe gazit pranë Krimesë së pushtuar, në një sulm të guximshëm amfib. Dhe duke sulmuar kryeqytetin rus me dronë të distancës së largët, teksa vijojnë të mohojnë përfshirjen.
Njeriu që drejton shërbimin e inteligjencës, G-U-R është Kyrylo Budanov, një prej armiqve me të betuar të Rusisë.
“U bëj thirrje ushtarëve rusë, atyre që ishin mjaftueshëm me fat për të mbijetuar në llogoret e shkatërruara, u shpreh ai së fundmi, do të bëhet edhe më keq. Ju keni një zgjidhje. Vdisni ose shpëtoni”, tha ai.
Mirëopo, tani ukrainasit besojnë se rusët mund të jenë hakmarrë ndaj tij. Kievi tha se bashkëshortja e Budanov, Marianna Budanova, ishte helmuar nga metale te rënda. Sipas një burimi ukrainas të cituar nga CNN, Budanova u testua pozitive për helmim me Arsenik dhe Mërkur. Autoritetet besojnë se Kremlini mund të jetë pas ngjarjes, siç bëri të ditur ministri i jashtëm Dmitro Kuleba.
“Shefi ynë i inteligjencës është armiku i Rusisë, siç jemi të gjithë. Kështu ka shumë gjasë që Moska të qëndrojë pas ngjarjes”, tha Dmytro Kuleba, Ministër i Jashtëm Ukrainas.
Media e kontrolluar në Kremli ka reaguar furishëm, duke iu gëzuar lajmit, por duke hedhur poshtë pretendimet për përfshirje.
“Mbase ka thyer ndonjë termometër gjatë një prej festave me kolegët e bashkëshortit. Jo shumë sensacionale, por ukrainasit dhe aleatët e tyre perëndimor e shfrytëzuan lajmin për të fajësuar Putin”, tha Olga Skabeeva, spikere.
Mirëpo, më pas ato thërrasin një parlamentar të akuzuar për helmimin dhe vrasjen e një ish-agjenti rus në Londër në 2006, të shpjegojë se si mund të bëhej helmimi.
“Nuk ka mënyrë tjetër për të helmuar me ushqim apo pije përveçse duke e hedhur helmin atje? Andrey LugovoyIsh spiun i KGB.
Dhe në të kaluarën, SHBA dhe të tjerët e kanë akuzuar Vladimir Putin për urdhërimin e sulmeve me helm ndaj kundërshtarëve. Dhe pak grupe kanë zemëruar liderin rus më shumë se sa inteligjenca ushtarake ukrainase e drejtuar nga Budanov.
/a.r