Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka thënë se grumbulluesit nuk respektojnë marrëveshjet dhe këtë e ka parë gjatë një vizite në Malësinë e Madhe. E ftuar në “Real Story”, ajo ka treguar se kjo situatë lidhje me prodhuesit e sherebelës, që është bimë medicinale shumë e njohur.
Sipas Denajt, bashkimi i operatorëve i duhet fermerëve dhe për këtë ka ftuar dhe pushtetin vendor të jetë pjesëmarrës.
“Në qoftë se ne morëm një vendim, brenda 60 ditëve të gjithë grumbulluesit duhet të paguanin fermerët, do të thotë që faturat mund të kishin dhe më shumë se 60 ditë. Edhe këtu fillon një problem, respektimi i kontratës. Unë kam qene në vizitën time të parë në Shkodër, në Malësi të Madhe dhe çështja e parë që më nxorën të gjithë prodhuesit e sherebelës dhe ju e dini që është një zonë me bimë medicinale fantastike, ishte që grumbulluesit në vitin e dytë dhe të tretë nuk respektojnë asnjë kontratë që kanë vendosur. Tani, kjo mund të ketë arsye të shumta, sepse tregjet ndërkombëtare ndryshojnë, këmbimi etj. Por ama, si mund ta bëjë fermeri një kontratë, e cila rrugës ndryshon të jetë pjesë e një bashkimi organik. Pra, ne duhet që kur flasim për një marrëdhënie ta respektojmë kontratën. Ndërkohë, bashkimi i operatorëve nuk është një zëvendësim marketingu i emrit të shoqërive. Unë mendoj që neve na duhet, të vlerësojmë pse bashkimi i operatorëve i duhet fermerëve. Së fundmi, unë jam duke ftuar dhe pushtetin vendor të marri pjesë në këtë bashkim operatorësh.
Këtë vit që vjen ne nuk do të mbështesim jo më tregjet në qytete, por tregjet që janë tradicionale, ato që janë në kryqëzime rrugësh nacionale dhe do t’i kthejmë në qendra atraksione turistike përveç se marrëdhënies biznes me biznes”, tha ministrja.
/a.r