Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov ka thënë sot në Shkup duke i’u drejtuar Këshillit të Ministrave të OSBE se kjo organizatë ndodhet në gjendje trishtuese dhe që perspektivat e saj nuk janë të qarta.
“Diçka më shumë se një vit, akti final i Helsinkit mbush 50 vjet. Me trishtim mund të themi se OSBE këtë vit e pret në gjendje trishtuese si dhe perspektivat e saj janë të paqarta” ka thënë Lavrov.
Ky i fundit tha se pikërisht vendet e NATO dhe Bashkimit Europian shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE prej vitit 1999. Atëherë Nato, kujton ai, ndërmori agreson të ashpër ndaj Jugosllavisë, anëtare e OSBE dhe KB.
“Ndërsa në vitin 2008 u shkel rezoluta 12 44 e KS të KB dhe parimet e moscënimit të kufijve në Europë sipas aktit final të Helsinkit, Serbisë i’u rrëmbye Kosova pa asnjëlloj referendumi” ka thënë Lavrov.
Sipas fjalëve të këtij të fundit, vendet perëndimore përdorën OSBE për interesa të NATO. “Ekspansioni i Nato drejt lindjes është një prej faktorëve të shembjes së sigurisë në Europë” ka thënë Lavrov dhe u shpreh se vitin e kaluar pyetjes drejtuar SHBA se si e komentojnë faktin që nuk duhet të forcojnë sigurinë e të tjerëve në kurriz të tyre-mbeti pa përgjigje.
Ai deklaroi edhe se Perëndimi, duke i vendosur sanksione Rusisë, dëshironte të shkatërronte ekonominë ruse dhe se BE i’u bind Amerikës për këtë çështje./m.j