Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë të ditur se vetëm 3 ditët e fundit janë vënë në pranga dhe janë proceduar 29 persona në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
Taulant Balla shkruan se operacioni “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.
“29 të arrestuar dhe të proceduar në 72 orët e fundit, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Muriqan dhe Rinas, në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
Operacioni “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim apo ata të cilët posedojnë armë pa leje. Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinjve dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. Paketa e Sigurisë shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës”, shkruan Balla.
/a.r