Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Një mjet tip Benz ka dalë nga rruga, ka përfunduar në kanal dhe ka marrë flakë. Personat që ndodheshin brenda janë ndihmuar nga banorët e zonës. Të katërt janë në spital duke u mjekuar, pa lëndime të rënda.
Forca policie dhe makinat e zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe kanë rrethuar perimetrin për të shuar flakët.
Po hetohet për rrethanat, në mënyrë që të bëhet zbardhja e plotë e ngjarjes.
/a.d