Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Kastriot Muço”, në Fier.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia. Ndërkohë, nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit, ndërkohë që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë.
Operatorët e OSHEE ndodhen në terren për të parë më nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike.
/a.r