Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.
“Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar”, njoftoi MEPJ.
Vendimi, u dakordësua sot, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit. Ku vendim e fut Shqipërinë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.
/a.r