Një 20-vjeçare nga qyteti i Korçës është larguar nga banesa e saj. Ka qenë nëna ajo që ka denoncuar rastin në polici duke kërkuar dhe ndihmën e uniformave blu për gjetjen e saj.
Burime të siguruara pranë komisariatit të policisë Korçë bëjnë me dije se nuk është rasti i parë që 20-vjeçarja largohet nga shtëpia, madje në një nga largimet e saj është gjetur në kryeqytet.
Policia pranon se vajza merr mjekime por burimi tha se ajo nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor. Pas denoncimit të nënës, policia edhe njëherë tjetër është vënë në kërkim të saj madje ka lajmëruar komisariatet e tjera përfshirë dhe ato të kryeqytetit për të ndihmuar në rikthimin e 20-vjeçares në banesën e saj në qytetin e Korçës.
/a.r