Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur i bindur se deklaratat e kryeministrit Rishi Sunak, nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Edhe pse anulimin e takimit mes dy homologëve nga ana e Rishi Sunak, Mitsotakis e quan një ngjarje fatkeqe, sërish i qëndron idesë se marrëdhënies mes dy vendeve janë të ndërtuara prej vitesh tashmë.
Në takimin e zhvilluar me Presidenten Katerina Sakellaropoulou, ai tha se çështja e skulptura mori impaktin e saj, duke i qëndruar vendimit se kërkesa e Greqisë është e drejtë për të ribashkuar skulpturat e Partenonit.
Nga ana e saj Presidentja greke Sakellaropoulou tha se Greqia është një shtet i së drejtës dhe se është në drejtimin e duhur.