Shkrimtari Ilir Konomi, i cili ka botuar librin “Apostulli”, ku flitet për jetën e shkrimtarit dhe politikanit Fan Foli, thotë se ai është përgjuar nga FBI.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ikonomi u shpreh se SHBA kishte dyshime se Noli ishte bashkëpunëtor me austriakët.
Ikonomi deklaroi se FBI vendosi një diktofon në zyrën e Nolit dhe disa shqiptarë përkthenin atë se çfarë ai thoshte, dhe ua komunikonin byrosë së hetimit.
“Jo, këtu nuk kemi të bëjmë fare me idetë e majta të Nolit, sesi u formuan ato. Ky libër është një fazë më përpara, ku Noli iluminon, dhe u tregon njerëzve se çfarë duhet të bëjnë. Noli themeloi edhe Gazetën “Dielli”. Me atë përhapeshin idetë, ishte njeri shumë inovator. Unë kam lexuar çdo gjë që është shkruar për Nolin, i kam lexuar të tëra dhe që dihen publikisht për Nolin. Jam përpjekur të dokumentoj të gjitha ato që dihen. Unë e kam ripridhuar dhe një pjesë të mirë të materialit e kam në kompjuterin tim. Kam edhe shumë arkiva të tjera, që ne nuk e dimë fare që ekzistojnë. Është një arkivë që e kam zbuluar, viti 1910, “Old German Files”, janë arkivat që mbante FBI e atëhershme, çuditërisht përgjonte, surbejonte Nolin në atë kohë.
Fan Noli kishte qenë në Austri për një kohë, nga 1913-1915. Ishte koha kur Lufta e Parë Botërore nuk kishte filluar ende. Vihet në lidhje me austriakët dhe kërkon ndihmën e tyre për të krijuar Kishën Shqipe në Shqipëri. Nuk ishte e lehtë, influenca greke ishte shumë e fortë. Austriakët e përkrahën me para. Jetonte në një hotel me shpenzimet e tyre. Pasi Noli keheht në SHBA, në vitin 1917, SHBA i shpalli luftë Austrisë. Çdo njeri që kishte bashkëpunuar me Austrinë, cilësohej agjent i austriakëve.
Në përgjimin e Nolit ndihmuan edhe disa shqiptarë. Kam dyshim se e kishte kuptuar, por ata përdornin edhe një apart përgjimi, quhej diktafon, ishte në stilin e gramafonit. Diktafoni kishte një tub që futesh në zyrën e Nolit dhe ata përgjonin se çfarë fliste Noli me bashkëpunëtorët e tij, me supozimin se Noli ishte në bashkëpunim me austriakët. E përkthenin disa shqiptarë dhe ia jepnin byrosë së hetimeve”, theksoi ai./m.j