Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora prej ditësh po qëndron në Kosovë e shoqëruar nga disa familjarë të saj dhe bashkëshorti Taika Waititin.
Arsyeja e vizitës së saj ishte festimi i ditëlindjes së saj të 33-të në Prishtinë dhe ajo po vazhdon vizitën e saj edhe gjatë ditës së sotme kur po festohet 28 Nëntori.
Këtë ditë të veçantë për shqiptarët, Rita e ka uruar përmes postimeve në llogarinë e saj në Instagram.“Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e një fotoje.
Ndërsa në një tjetër ajo shihet e veshur me të zeza dhe këpucë të kuqe teksa tha se këtë kombinim e bëri për nderë të Ditës së Pavarësisë.