Bashkia Shkodër ka publikuar prej ditësh kalendarin e aktiviteteve të festave të nëntorit.
Ato do të kulmojnë me ngritjen e flamurit në sheshin para bashkisë së Shkodrës me 28 nëntor .
Ajo që bie në sy këtë vit është se në kalendarin zyrtar të festimeve të publikuar nga bashkia Shkodër, figuron data 29 nëntor, festa e çlirimit e cila këtë vit do të festohet për herë të parë në qytetin veri-perëndimor.
Në të gjitha bashkitë e mëparshme të djathta kjo festë nuk është njohur dhe të vetmit që e kanë kujtuar janë veteranët e Lanç ndërsa këtë vit, me marrjen e bashkisë nga socialisti Benet Beci, bashkia do të njohë këtë datë dhe do të vendosë kurora në varrezat e dëshmorëve.
Lidhur me këtë rast nuk ka ende asnjë reagim nga demokratët, të cilët e cilësojnë 29 nëntorin e 1944 si datë pushtimi dhe jo çlirimi./m.j
Të lumtë Bec.
Je një shëmbull qytetarie e harmonizimi bashkëjetues midis kulturave, feve dhe racave në kryeqendrën dhe djepin e kulturës, qytetarisë, edukates, arsimit, artit, futbollit, shkencës dhe gjithë strukturave progresive të Shqipërisë tonë.
Nder e respekt.