Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama kanë inspektuar punimet në aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës.
Gjatë fjalës së saj, Balluku zbuloi se po punohet në disa fronte njëkohësisht, pista, e cila ka marrë formë, ngritja e terminalit prej 20 mijë metra katrorë, kullës së operimit, godinës së zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.
Sakaq, ajo ka theksuar se ky aeroport është dhe një arritje e madhe për aviacionin në të gjithë Europën.
“Në të djathtë kemi kullën e kontrollit, matanë kullës kemi ndërtesën e zjarrfikëses që është pjesë e rëndësishme e kategorizimit të aeroportit. Nga ana tjetër po shkelim terminalin e ri dhe puna këtu ka qene shumë e komplikaur, por me një punë inxhinierike e avancuar i është dhënë zgjidhja. I gjithë aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore dhe këtu do të zhvillohet energji që do të jetë për nevojat e aeroportit.
Të gjithë janë në punë. Të ngresh një aeroport nga e para, kjo nuk ndodh sot në asnjë vend të Europës. Kështu që është dhe një arritje e madhe për aviacionin në Europë. Duke pasur parasysh që Shqipëria renditet e para muajit e fundit për trafikun në Europë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht.
Dizajni është bërë nga Mynihu dhe aeroporti do të jetë i gjithë ‘green’ dhe do të jetë sa më efiçentë për sa i përket kostove”, u shpreh ndër të tjera Balluku.
/f.s