Aktori Julian Deda ka publikuar foton me të atin e ndjerë, artistin e madh Zef Deda, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
“Ecja e fundit bashkë” e Jul Dedës me të atin, të cilit i ka dedikuar fjalët më të ndjera në një postim në rrjetet sociale.
“Bab, direkt më mori malli. Më mori malli për zërin tënd, për batutat e tua, për veprimet e tua, për shikimin tënd, për këshillat e tua, për energjinë tënde, për pozitivitetin tënd, për përqafimin tënd, më mori malli për ty. Ahh, çfarë Babai, çfarë figure, çfarë talenti, çfarë personaliteti, çfarë njeriu. Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim madhështinë e këtij njeriu, por dje dhe sot, vërtetova se Zef Deda përfundimisht nuk ishte vetëm i familjes tonë, por ishte pjesë e çdo familje shqiptare”, shkruan ndër të tjera Julian Deda në rreshtat e tij prekës.
“Zemra ime, nuk e ke idenë sa të dua. Por pa merak, do flasim çdo natë, do më pyesësh për tekstin e javës dhe unë do raportoj si studenti yt i përjetshëm, pastaj do dalim dhe do ecim, krah për krah, si gjithmonë..! Nder i madh të jem yt bir”, përfundon aktori në dedikimin e tij.
Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për shqiptarët, Zef Deda u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer.
/a.r