Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Katari po negocion me Izraelin dhe Hamasin për të zgjidhur vonesën në lirimin e pengjeve “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Por më pas, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha se pengesat për lirimin e pengjeve ishin zgjidhur përmes komunikimit midis Dohas dhe Egjiptit.
Izraeli kishte kërcënuar së fundmi duke thënë se nëse pengjet nuk lirohen deri në mesnatë, ofensiva në Gaza do të rifillojë. Kjo u raportua nga TV izraelit Channel 12 , duke cituar një zyrtar izraelit.
“Të gjitha pretendimet e Hamasit se Izraeli ka shkelur marrëveshjen janë të rreme. Kjo është një përpjekje propagandistike e Hamasit. Izraeli ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij. Hamasi vë në siklet ndërmjetësuesit e Egjiptit dhe Katarit”, tha ai./m.j