Negociatori i opozitës siriane, Mohamad Alloush, ka thënë të shtunën se tranzicioni politik i Sirisë mund të nis vetëm kur Bashar al-Assad të mos jetë më president i SHBA-ve. “Konsiderojmë se periudha e tranzicionit nis me rënien e Bashar al-Assadit apo vdekjen e tij”, u ka thënë ai reporterëve në Gjenevë, ku pritet të nis një raund i ri i bisedimeve paqësore të hënën, raporton Reuters.
“Nuk ka mundësi të nis kjo periudhë me prezencën e këtij regjimi apo me kreun e këtij regjimi në pushtet”, transmeton Koha.net. Ai e përshkruan si “të pavlerë” deklaratën e ministrit të Jashtëm të Sirisë, Walid al-Moualem, i cili gjatë ditës së shtunë tha se presidenca nuk është e gatshme për diskutime në këto bisedime.